champions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania mposhti Bosnjën, 3:1

Shko poshtë

Gjermania mposhti Bosnjën, 3:1 Empty Gjermania mposhti Bosnjën, 3:1

Mesazh  Arti Fri Jun 04, 2010 7:12 am

Gjermania mposhti Bosnjën, 3:1 Germany_AP




Gjermanët është dashur të kthehen nga disavantazhi prej 1:0, për ta fituar takimin miqësor ndaj Bosnjës, me rezultatin 3:1, në përgatitje për Botërorin, “Afrika e Jugut 2010”.

Gjermanët luajtën më mirë, por të parët në epërsi kaluan boshnjakët, me anë të golit të sulmuesit më të kërkuar në Evropë, Edin Dzeko në minutën e 15’.

Në pjesën e dytë, gjermanët u kthyen fuqishëm me anë të kapitenit Filip Lam, që barazoi rezultatin ne minutën e 50’.

Për rezultatin përfundimtar 3:1 u përkujdes Bastian Schveinsteiger, që shënoi dy herë nga penalltia në minutat 73’ dhe 77’.

Kjo fitore shton besimin e gjermanëve para Botërorit dhe padyshim se gjermanët do të jenë njëra nga ato kombëtare që mund të kenë fjalën e fundit në këtë garë, për shkak të traditës dhe shpirtit luftarak edhe pse nuk është skuadra më e mirë e mundshme./KNN
Arti
Arti
Web Master
Web Master

Numri i postimeve : 87
Join date : 07/07/2009
Location : Kosovë-Prishtinë

https://kampionet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi