champions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Franca, 390 mijë euro për fitimin e Botërorit

Shko poshtë

Franca, 390 mijë euro për fitimin e Botërorit Empty Franca, 390 mijë euro për fitimin e Botërorit

Mesazh  Arti Fri Jun 04, 2010 7:15 am

Franca, 390 mijë euro për fitimin e Botërorit Franca_futball







Nëse do të fitonin Botërorin 2010, lojtarët e Francës do të fusin në xhepat e tyre 390 mijë euro. Lajmin e bën të ditur e përditshmja "L'Equipe", duke theksuar se kaq do të jetë premia e dhënë nga Federata për futbollistët.

E thënë në një mënyrë më të detajuar, "blues" do të përfitojnë 70 mijë euro në rast se kalojnë me sukses fazën në grupe, 70 mijë euro të tjera për kualifikimin në çerekfinale, 100 mijë euro për sigurimin e gjysmëfinaleve dhe 100 mijë euro të tjera, nëse do të arrijnë deri në fund.

Kësaj i shtohet edhe një bonos prej 50 mijë eurosh në rast të fitores së titullit. Lojtarët, e përfaqësuar nga Riberi, Henri, Galas, Evra, Abidal, Toulalan e Anelka, kishin kërkuar 400 mijë euro për titullin, ndërsa Federata kishte ofruar një shifër mes 240 dhe 300 mijë.

Në fund, marrëveshja e arritur rezulton gjithsesi, paksa inferiore sesa Spanja (600 mijë euro), Argjentina (520), Anglia (450)./KNN
Arti
Arti
Web Master
Web Master

Numri i postimeve : 87
Join date : 07/07/2009
Location : Kosovë-Prishtinë

https://kampionet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi