champions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Morinjo dëshiron që ta ketë Karlos Tevezin

Shko poshtë

Morinjo dëshiron që ta ketë Karlos Tevezin Empty Morinjo dëshiron që ta ketë Karlos Tevezin

Mesazh  Arti Tue May 04, 2010 6:05 am

Morinjo dëshiron që ta ketë Karlos Tevezin Carlos-tevez-manchester-city-687605625_(1)




Trajneri i Interit, portugezi Hoze Morinjo, synon që nëse do të jetë trajner i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm, të marrë në radhët e atij klubi, argjentinasin Karlos Tevez.

Sulmuesi i Mançester Sitit, Karlos Tevez, është i pari në listën e futbollistëve më të preferuar të Hoze Morinjos, të cilin dëshiron ta ketë në çdo skuadër që do të drejtojë në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, nëse Morinjo mbetet në Inter pasi që është në finale të “Ligës së Kampionëve” dhe mund të fitojë edhe titullin në “Serie A”, atëherë, ai mundet që Karlos Tevezin ta marrë në radhët e Interit.

Sipas “Goal.com”, besohet se Morinjo kishte tentuar të nënshkruajë kontratë me argjentinasin në vitin e kaluar, por nuk kishte arritur, kështu që ai vazhdoi të qëndrojë në Mançester Siti.

Tevez pati deklaruar se është mjaft i interesuar për “Serie A” dhe futbollin italian në përgjithësi. Ai ka thënë se është duke i ndihmuar trajnerit të tij, italianit, Roberto Mançini, që të dërgojë Sitin në pozitën e katërt të tabelës në “Premier Ligë”, në mënyrë që kjo skuadër të jetë pjesëmarrëse në “Ligën e Kampionëve” sezonin e ardhshëm.

Nëse Siti nuk do të mund të jetë pjesëmarrëse në “Ligën e Kampionëve”, ai ka thënë se do të largohet nga ky klub. Reali i Madridit mund të jetë një opsion i mundshëm që të jetë klubi i tij ardhshëm./KNN/
Arti
Arti
Web Master
Web Master

Numri i postimeve : 87
Join date : 07/07/2009
Location : Kosovë-Prishtinë

https://kampionet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi