champions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Boks, Qato mbron titullin e botës në kategorinë WBF

Shko poshtë

Boks, Qato mbron titullin e botës në kategorinë WBF Empty Boks, Qato mbron titullin e botës në kategorinë WBF

Mesazh  Arti Tue May 04, 2010 6:03 am

Boks, Qato mbron titullin e botës në kategorinë WBF Kreshnik_Qato





Tiranë, 03.05.2010 16:43
Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato, ka mbrojtur titullin e kampionit të botës versioni WBO, pasi që dje ka mundur boksierin argjentinas Valdemar Ponce në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës.

Kjo është hera e tretë që 32-vjeçari nga Durrësi e mbron këtë titull. Raundi i parë ishte i barabartë, ndërsa në raundin e dytë, Qato filloi të marrë kundërshtarin nën kontroll.

Mirëpo në raundin e tretë, sa ishte në momente të mira, Qato ka marrë një goditje nga Ponce në mjekër dhe është rrëzuar në tokë në “Knock down”.

Boksieri durrsak e ka marrë veten mirë dhe ka rikthyer baraspeshën përballë një kundërshtari ,i cili mbrohet mirë dhe tenton të gjejë hapësira për të lëshuar grushtet. Raundet 5 e 6 dominohen nga Qato, ndërsa në raundet pasuese 8,9 e 10 ka pothuajse një barazim mes dy boksierëve.

Boksieri shqiptar fiton 3-0 pas vlerësimeve me pikë të të tre gjyqtarëve: 118-109, 117-110, 118-109, duke u rikonfirmuar sërish kampion bote në versionin WBF.

“Të them të drejtën kisha shumë emocione. Jam përgatitur shumë për këtë ndeshje, e kisha studiuar shumë kundërshtarin dhe isha përgatitur për duel në afërsi dhe në distancë. Ta shijojmë këtë titull, ndërsa për të ardhmen do të mendoj më vonë”, ka thënë boksieri shqiptar, Kreshnik Qato, pas përfundimit të ndeshjes. /KNN
Arti
Arti
Web Master
Web Master

Numri i postimeve : 87
Join date : 07/07/2009
Location : Kosovë-Prishtinë

https://kampionet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi