David Vila kalon në Barcelonë
David Vila kalon në Barcelonë
Valencia dhe Barcelona kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit spanjoll, David Vila në radhët e katalunasve. David Vila është edhe kandidati kryesor për t'u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren spanjolle, pasi që është i ftuar të luajë në botërorin “Afrika e Jugut 2010”.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, në fund të këtij sezoni, në afatin kalimtar, David Vila do t'i bashkëngjitet futbollistëve të Barcelonës.
Ky transferim ka qenë një kërkesë e trajnerit të Barcelonës, Josep Guardiola, i cili, Vilën e kishte pasur në planet e tij edhe vitin e kaluar, por që nuk kishin mundur të bien dakord me klubin e Valencias për transferimin e tij.
Bisedimet për transferimin e tij, kishin filluar kohë më parë, mirëpo presidenti i Barcelonës, Johan Laporta ka kërkuar që marrëveshja për kalimin e tij në radhët e tyre, të përmbyllet para skadimit të kontratës së tij me Valencian, e cila i skadon më 13 qershor. /KNN/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi