Pelegrini do të largohet nga Reali
Pelegrini do të largohet nga Reali
Drejtuesit e Realit të Madridit kanë filluar të punojnë për largimin e trajnerit Manuel Pelegrini, duke u munduar që të kenë sa më pak humbje monetare.
Sipas gazetës së përditshme katalunase “El Mundo”, trajneri kilian, Manuel Pelegrini, do të largohet nga Reali i Madridit, pasi që kjo skuadër të përfundojë këtë sezon në “La Liga”. Sipas të përditshmes katalunase, fati i tij tashmë është vulosur, madje, është hartuar një listë për pasardhësin e tij të mundshëm.
Skuadra e Realit të Madridit nën udhëheqjen e Pelegrinit, ka pasur disa dështime edhe përkundër investimeve të mëdha të klubit për transferimin e Kakasë dhe Ronaldos, për të cilët kishte paguar një shumë të madhe parash.
Pelegrini nuk arriti të dërgojë Realin në gjysmëfinale të “Ligës së Kampionëve”. Më pas ka dështuar edhe në ligën spanjolle pas humbjes së kreut të tabelës, të cilën ia rrëmbeu Barcelona. Dështimi tjetër i Pelegrinit, është edhe eliminimi nga “Kupa e Mbretit”, garë kjo që zhvillohet për kupën e Spanjës.
Tani Reali i Madridit gjendet në pozitën e dytë në tabelën e “Premiera Divizionit” dhe ka vetëm një pikë më pak se Barcelona e cila mban kreun e tabelës me 87 pikë. Deri në fund të sezonit në “Premiera Divizionin” spanjoll kanë mbetur që të zhvillohen edhe katër ndeshje. /KNN/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|